Emily Ratajkowski cilësohet ndër femrat më me stil.

Ajo gjithmonë vishet për të bërë përshtypje.

Dhe modelja, Emily Ratajkowski mahniti të gjithë me paraqitjen e radhës në rrugët e New York-ut.

28 vjeçarja e veshur me një këmishë të bardhë përmbi të cilën kishte vendosur një rrip u kujdes të theksonte këmbët e saj të gjata dhe seksi, transmeton Indeksonline.

Emily kompletoj dukjen e saj me një palë syza dhe atletet të bardha teksa u shfaq me flokë të thjeshta dhe pa grim, por që dukej tejet atraktive.

Kujtojmë që krahas një karriere të suksesshme si modele, ajo kohë më parë ka lansuar edhe një linjë bikinesh në emrin e saj ‘Inamorata’./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË