Këngëtarja Fjolla Morina të martën ka publikuar këngën e saj të re.

Në paralajmërimin e këngës së re, Fjolla ka shpërndarë një fotografi në Instagram ku shihet duke mbajtur një gjarpër në duar.

Të shumta kanë qenë komentet në këtë foto, por ai që ka rënë në sy është komenti i këngëtares së muzikës popullore, Shyhrete Behlulit.

“O kuku qysh s’po tutesh, valla trimneshë”, i ka komentuar Shyhretja Fjjollës, ndërkaq edhe kjo e fundit i është përgjigjur.

“Kurrë, e di ti, t’puth shumë ma e MMV”, ia ka kthyer Fjolla.

“Nace Nace” është projekti më i ri muzikor që këngëtarja Fjolla Morina publikoi gjatë ditës të martën dhe i cili vjen pas një pauze që ajo pati në skenën muzikore shqiptare.

Këngëtarja këtë projekt e promovoi në emisionin “Sonte” në T7, ku edhe tregoi gjithçka sa i përket realizimit të tij.

Fjolla tha se ka hargjuar shumë energji për realizimin e këngës dhe se gjithçka është realizuar ashtu siç ajo ka dashur.

MUND TË JU PËLQEJNË