Të gjithë e njohim vajzën nga Shqipëria ,e cila i dedikoi vetës rimën “Elvana Gjata me këmbët e gjata”, që u komentua e pëlqye mjaft shumë shkruan “Kosovarja”.

Krijuesja e shumë hiteve vazhdoi suksesshëm rrugëtimin e saj drejt botës së muzikës e sot gëzon një reputacion të gjerë në trojet shqipfolëse.

Përveç si këngëtare Elvana sfidoi vetën edhe në fushën e aktrimit, në të cilën ia doli mjaft mirë.

Ky hap i saj ndikoi fuqishëm që të afirmohet edhe më shumë duke e bërë nga femrat më të suksesshme.

Nuk janë vetëm këto cilësi që e bëjnë të veçantë Elvanen para syve të publikut, ajo ka krijuar një stil unik që e bënë të dallohet prej artisteve tjera.

Shpesh vjen me imazhe karakteristike ku vë në pah atraktivitetin e saj. Edhe kësaj radhe ajo ka dëshmuar guximin për të provuar edhe këtë stil të veshjes në të cilën merr vëmendje.

Ndonëse, njihet si këngëtarja me këmbët e gjata, fotografitë e fundit sikur e kontestojnë këtë gjë.

E veshur me një stil sportiv dhe ca të mbathura të larta këmbët e saj nuk po duken aq të gjata siç pretendohej./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË