Eliza Hoxha ka ndarë fotografi nga ekspozita ‘Bëhu fytyra ime”.

Këngëtarja Eliza Hoxha e cila ka qenë edhe autore e ekspozitës “Bëhu fytyra ime” e ka publikuar një fotografi me Rifat Jasharin pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë

“Me bacën Rifat në ekspozitën vetjake – BËHU FYTYRA IME organizuar dhe përkrahur nga KRCT
. Bashkë në fuqizimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Kujtojmë se në qendër të ekspozitës së autores Eliza Hoxha është vendosur portreti i Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila gjeti kurajën të rrëfente krimin që kishte përjetuar nga forcat serbe./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË