Jo rrallë herë Elita Rudi merr komplimente të atilla që bëjnë bujë mediatike.

Moderatorja kosovare së fundmi ka postuar një imazh ku si çdo herë tjetër nuk iku pa u komentuar, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse Elita i kishte vënë një mbishkrim interesant fotos “Ftyra jeme kur me pysin a don me u kthy ne televizion?!”, duke na lënë të kuptojmë se mezi pret që t’ia filloj, por dikush tjetër nuk u fokusua tek kjo pjesë.

Kishte shumë më shumë prej atyre që u fokusuan tek pamja e Elitës duke i lëshuar lloj-lloj komplimentesh. E madje, dikush prej ndjekësve i tha që :”Je femra më e bukur që kam parë”.

Ndryshe, moderatorja është e martuar me reperin Gjiko me të cilin ka një djalë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË