Elita Rudi dhe Gjiko janë çifti simpatik i showbizit.

Gjiko njihet si reper, kurse Elita si një moderatore mjaft e suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Ata komentohen e përfliten shumë për dashurinë e tyre, madje bujë të madhe bënë propozimet e shumta të Gjikos për Elitën.

E sot teksa Gjiko feston ditëlindjen, Elita ndau foton dhe fjalët më të veçanta për ta uruar.

Me një foto duke shkëmbyer puthje Elita i thotë Gjikos:” Menxi po pres me u plak me ty, me ti pa rrudhat nën sy, met përqaf e me te thon që ia dolëm. Edhe shumë ditëlindje me plot shëndet e dashni afër neve! Të duam”./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË