Amësia e shkëputi nga televizioni por jo edhe nga fansat e saj.

Kjo pasi moderatorja e njohur Elita Rudi po komunikon me publikun përmes rrjeteve sociale me imazhe e video të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja pëlqehet për stilin që ka, duke u paraqitur gjithmonë bukur dhe unike.

Ajo është e martuar me reperin e njohur Gjiko me të cilin kanë një djalë.

Çifti herë pas herë nuk harrojnë të bëjnë dedikime për njëri-tjetrin duke shprehur dashurinë.

Elita njihet për atraktivitetin në imazhet që sjellë, duke marrë poza të ndryshme.

Kësaj radhe ajo vjen e kompletuar me një ngjyrë. Është e kafta ngjyra e saj e preferuar me të cilën e shohim shpesh, madje edhe flokët i ka ngjyrosur të tilla. Duket vërtetë bukur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË