Pozimi në ashensor tashmë është bërë hit, sidomos nga fytyrat publike që po e praktikojnë shpesh.

Paraqitjet atraktive e lëvizjet provokuese nuk po mungojnë nga këngëtaret tona të cilat po komentohen shumë, shkruan “Kosovarja”.

E këtij trendi kush do e mendonte se do i futeshin edhe këngëtaret më serioze të estradës.

Është Vjollca Haxhiu ajo e cila së fundi ka shfaqur vetn duke e xhiruar në ashensor. Vëmendje merr me lëvizjet e saj teksa tund belin, megjithëse duket mjaftë bukur veshur kuq e zi.

Vjollca Haxhiu është dalluar gjithmonë për pozitivitetin dhe ëmbëlësinë që e ka shfaqur krahas zërit të mrekullueshëm që sjellë përmes këngëve të saj. E asnjëherë nuk e ka tepruar duke u shfaqur provokuese apo e zhveshur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË