Aktivitetet e saj kanë munguar shumë kohëve të fundit.

Por, këngëtarja e njohur është kthyer fuqishëm në skenë, po ashtu edhe me shumë ndryshime në jetën private, shkruan “Kosovarja”.

Nga pauza që bëri Violeta erdhi edhe me një ndryshim të dukshëm në pamje, me disa kilogramë më tepër por që e bëjnë të duket mjaftë bukur dhe e këndshme.

Elegante e serioze ka qenë gjithmonë këngëtarja, e cila ka shkëlqyer në secilën paraqitje.

Kohëve të fundit, ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar imazhe të ndryshme.

Këtë të fundit befason Violeta, e cila shfaqet tejet provokuese direkt nga plazhi duke fokusuar krahun e saj.

Qysh do që ajo paraqitet, vjen gjithmonë me një ëmbëlsi dhe një paraqitje të mrekullueshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË