I ruajti dhe i kultivoi vlerat kombëtare për vite të tëra. Andaj kot nuk quhet bilbili i këngës shqipe.

Shkurte Fejza ka një veprimtari të gjatë dhe të suksesshme artistike në skenën muzikore, të cilën po e vazhdon edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja dallohet edhe për paraqitjet e saj plotë elegancë,ndonëse është nënë e katër fëmijëve ajo dita-ditës veç po rinohet.

Jashtë muzikës, Shkurta ka një familje të shëndosh e të lumtur, të gjithë fytyra të njohura për publikun.

Kohëve të fundit këngëtaren e shohim shpesh duke shëtitur vende të ndryshme me bashkëshortin.

Këto momente ajo i publikon në llogarinë e saj në Instagram, ku merr komente e fjalë të mira nga njerëzit.

Edhe kësaj radhe ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj Hajrushit e lumtur si përherë. Bien ë sy përshkrimi i fotografive që i ka bërë Shkurta, e cila përmend bashkëshortin e saj teksa e quan zemër./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË