Sonte partitë politike përmbyllin fushatën e tyre zgjedhore e cila zgjati dhjetë ditë.

Ndërkohë që po afrohet koha kur edhe fillon heshtja parazgjedhore, partitë politike po zhvillojnë takimet e tubimet e fundit, shkruan “Kosovarja”.

Koalicioni AAK-PSD ka zhvilluar një fushatë dinamike në komunat e Kosovës, ku ka marrë mbështjetje të fuqishme nga qytetarët.

Konceptit 100% shtet gjatë këtyre ditëve u janë bashkuar edhe shumë figura e peronalitete të njohura duke besuar në platformën për një Kosovë të të gjithëve.

Kandidati për deputet nga radhët e këtij kualicioni Daut Haradinaj i cili mbanë numrin 50 është i bindur se në mesin e shumë komunave edhe Klina e dha fjalën e vet për një fitore.

“Përgatitjet finale për të dielën fituese të AAK-së në Klinë.
Na priftë e mbara!
DH”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografive me qytetarë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË