Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit bëri senzacion në mediat vendore.

Dyshja i dhanë fund martesës së tyre pasi siç tha Roberti nuk kishte më dashuri mes vete, shkruan “Kosovarja”.

Roberti përmes një statusi e tregoi shkurt e shqip se gjithqka kishte marrë fund, por që mes tyre do të vazhdojë një shoqëri dhe respekt i ndërsjellë.

Kurse Nora nuk e tha as edhe një fjalë për këtë histori, qoftë reagim apo konfirmim.

E këto ditë këngëtarja ka udhëtuar drejt Turqisë për pushime, së bashku me vajzën e saj Renee.

Ajo ka publikuar fotografi të bukura tëvajzes, ku Renees shfaqet mjaftë e lumtur.

Ndërkohë që të njejtat fotografi i ka publikuar edhe Roberti në llogarinë e tij në Instagram. Në këtë rast vihet dilema se a i mori këto foto nga Instgrami i Norës, apo bisedoi direkt me të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË