Janë disa këngëtar e këngëtare që pavarëisht cilësive, pëlqimit të mases e të gjitha elementeve të tjera pozitive, sërish nuk i shohim në intervista, lajme, apo të ekspozuar.

Në këtë mes hyn edhe këngëtari Besart Halimi, i njohur për talentin, vokalin dhe aftësinë për të kënduar live e për ta ndezur atmosferen, shkruan “Kosovarja”.

Besarti, këndon thuajse çdo natë në lokale të ndryshme, bënë këngë e klipe, por pak shihet në televizion, e media rozë nuk e komenton fortë jetën e tij personale.

Gjithsesi, nëse i hidhhni një sy faqes së tij në Instagram, do ta kuptoni se nuk i mungojnë aktivitetet në jetën profesionale e personale, ku edhe duket mjaftë i lumtur.

Këngëtari ka përkrah një bashkëshorte e cila merret me estetikë dhe gjithashtu duket shumë bukur e koherente, shkruan “Kosovarja”.

Çifti Besart Halimi e Jana Podrimaj kanë një vajzë, Kaian dy vjeçare.

MUND TË JU PËLQEJNË