Sezona e verës ndryshe njihet edhe si sezona e dasmave. Jo pak artistë i kanë dhënë fund beqarisë qofshin këngëtarë, aktor apo futbollistë.

Pas Benjamin Lenjanit edhe një tjetër futbollist ka vendosur që këtë verë të kurorëzojë dashurinë me martesë.

Është Benjamin Kololli, Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Labentina Imeraj ata që kanë vendosur që sonte të ketë dasmë.

Ndryshe, Benjamin Kololli është pjesë e reprezentacionit të Kosovës dhe skuadrës zvicerane, Zurich.

Dasma do të mbahet sonte, e dekori brenda sallës ku do të festojnë të ftuarit për çiftin e sapo kurorëzuar i ngjan një vendi përrallor.

Lule të llojllojshme, si orkide, krizantema rozë, trëndafila shampanjë e të bardhë, i japin vendit frymën e një kopshti hyjnor.

MUND TË JU PËLQEJNË