Dikur emri i saj sillej tërë kohën në mediat tona dhe ishte tema kryesore e të gjitha portaleve.

Është fjala për valltaren e famshme, Kallashin, jeta e së cilës është zhvilluar në mënyrë tejet interesante, shkruan Kosovarja.

Ajo çdo herë ka bërë diçka që ka lënë përshtypje jashtëkonisht të madhe dhe veprimi i saj ka mbetur lajm për muaj të tërë.

Tani, e kemi më pak aktive dhe më të tërhequr nga mediat, por përsëri po iu qëndron afër adhuruesve besnikë që i ka krijuar ndër këto vite, duke sjellë kohë pas kohe ndonjë gjë.

E, këtë herë, mesa duket ajo është mërzitur duke e pritur liberalizimin e vizave, andaj vendosi që ta merrë Pasaportën e Republikës së Shqipërisë, duke e gëzuar sado pak veten me këtë gjë.

Sido që të jetë, ne vetëm mund ti themi, Kallash, shko, por mos harro të kthehesh, sepse ke një numër të konsiderueshëm të adhuruesve këtu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË