Këngëtaret e rinj në fillim të karrierës gjithsesi kërkojnë një shtytje apo përkrahje nga ana e kolegëve për të depërtuar në tregun muzikor.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me këngëtarin Kushtrim Dobra, i cili kohë më parë kishte kërkuar të bënte një duet me një këngëtar të njohur, nga i cili kishte marrë përgjigje shumë të çuditshme.

Kushtrimi në “Instagram” ka treguar momentin kur ky këngëtar i kërkoi këmbim prej 15 mijë eurosh për të bërë një duet, e që për Kushtrimin ishte rastësi e keqe në fillimet e tij.

Kushtrimi sigurisht se nuk e pranoi ofertën e tij dhe vendosi të vazhdojë tutje me forcat e veta, gjë të cilën e arriti, ku tashmë ka sukses të madh dhe numëron shumë këngë të cilat i kanë ecur e pëlqyer shumë nga fansat.

MUND TË JU PËLQEJNË