Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Radha të gjata u krijuan në rrugën I-285, në Dunwoody, Georgia. Kjo sepse disa shoferë zbritën të mblidhnin para nga qielli.

Paratë erdhën nga një incident që i ka ndodhur një transportuesi parash i cili transportonte rreth 175 mijë dollarë. Shoferët kur panë paratë zbritën dhe filluan t’i mblidhnin.Pas aksidentit, policia ka kërkuar kthimin e parave, por pronari që transportonte të hollat ka arritur deri tani të mbledhë vetëm 4000 dollarë, përcjell Top Channel.

Policia deklaron se do të mbledhë të gjitha videot e shpërndara në rrjet për të identifikuar personat që përfituan nga “shiu i parave”. Sipas policisë kush i mban paratë rrezikon edhe të denoncohet.

MUND TË JU PËLQEJNË