Majlinda Zeka nuk është një emër i panjohur. Ka vite që ajo përmendet vazhdimisht në ballinat e faqeve rozë ani pse jo pa shkas.

Ajo u bë e famshme për shkak të lidhjes me reperin e njohur Majk, e cila nuk iu zgjati edhe shumë, kështu duke ndarë rrugët e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Por, ajo që do ti takojë e bashkojë në ndonjë çast të veçantë është djali i tyre Roani, i cili është nën kujdesin e nënës.

Përveç se është mjaft e përfolur sa i përket jetës private e sidomos pas ndarjes nga reperi, ajo po ashtu shquhet si një ndër femrat dhe modelet më të bukura e me linja trupore fantastike.

E përderisa jemi mësuar që në imazhet e saj të ekspozojë diçka më shumë nga vetja , së fundi shfaqet në komplete rozë ku shfaqet e mbuluar.

Padyshim se edhe e tillë po duket mjaft bukur./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË