Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha publikon shpesh në rrjete sociale foto të restoranteve apo ushqimeve që konsumon.

Madje edhe kohët e fundit që ndodhet në Londër ka publikuar ushqime nga më të ndryshmet. Por duket se jo të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale e pëlqejnë dicka të tillë.

“Të lutem mos. Nuk e di por mendoj të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura” – shkruan një nga ndjekësit e saj. Por Lori duket se nuk e ka lënë me kaq. Ajo e ka publikuar këtë koment dhe krahas tij ka shkruar:

“Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar, por nuk e di. Çfarë mendoni ju?”, përfundon ajo me përgjigjen për ndjekësin e saj./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË