Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi nuk është kursyer nga të ftohtit që ka kapluar vendin këto ditë.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram” ku si rrallëherë shihet e veshur me pallton e trash të dimrit.

Në këto imazhe, Greta nuk kishte ekspozuar trupin e saj, me të cilin shpesh herë di të provokojë.

Rikujtojmë, që Greta pëlqen të mbajë jetën e saj private ku përveç imazheve në rrjetet sociale dhe rrallë herë ndonjë intervistë, nuk ndan detaje nga jeta e saj me adhuruesit.

MUND TË JU PËLQEJNË