Kështu dukej Era Istrefi Njëra ndër artistet më të dashura shqiptare, Era Istrefi, për një kohë të shkurtër arriti të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Muzika e saj u dëgjua edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe kulminacionin e arriti me projektin “Bon Bon”, i cili ia hapi dyert asaj në arenën ndërkombëtare.

Mund të themi se kjo këngë ka ndikuar që këngëtarja të njihet ndërkombëtarisht dhe po ashtu të performojë në një nga eventet më të mëdha në sferën e sportit, në “Kampionatin Botëror”, transmeton rtv21.tv

Muzika ishte ëndrra e saj dhe me shumë mund arriti aty ku është sot. Vlen të përmendet se ajo rrjedh nga një familje artistësh, pasiqë edhe e ëma e saj, Suzana Tahirsylaj ka qenë këngëtare dhe motra e saj, Nora Istrefi, është emër i njohur i skenës.

Era nuk kreu studimet në fushën e muzikës, por kjo nuk e privoi atë nga të qenit e suksesshme. Ajo përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Sami Frashëri”.

Në internet qarkullojnë disa fotografi të saj të kohës kur ishte në mbrëmjen e maturës, në vitin 2012. Ajo mbante veshur fustanin e Norës, i cili ia vinte në pah linjat perfekte trupore. E çka bie në sy është ndryshimi i saj ndër vite.

“Let’s Get Married” është videoprojekti i saj i fundit që e ka sjellë në bashkëpunim me Yellow Claw dhe Offset./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË