Në ndryshim nga mamatë tona që kishin vetëm një buzëkuq dhe laps sysh, e për fat të keq shpeshherë duhej t’i ndanin me motrën apo shoqen e ngushtë, sot kemi komoditetin të kemi shumë produkte kozmetike, si dhe akses në rrjete sociale ku qarkullojnë pafund video dhe make up tutorials.

Jo të gjitha mund të vetëshpallemi eksperte, por një gjë është e sigurt : kemi mësuar shumë rreth trukut, ose tualetit siç njihet në përditshmëri. Megjithatë nuk është aspak habi që pas një ore të shihni se buzëkuqi është fshirë, peneli i syve nuk është i rregullt, apo highlighter-i nuk ka shkëlqimin e mëparshëm. Për t’ua thjeshtuar jetën, por edhe kuletën, Living ka përgatitur disa truke që do t’ju ndihmojnë që grimi juaj të zgjasë sa më gjatë.

1.LANI FYTYRËN: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë shumë vajza është të mos pastrojnë fytyrën dhe të ribëjnë tualetin mbi atë të një ditë më parë. Nëse doni që grimi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet që të lani fytyrën dhe ta hidratoni atë. Përpara se të aplikon fondotintën, është e rëndësishme gjithashtu që të bëni scrub në kushte shtëpie në mënyrë që të hiqni qelizat e vdekura.

2.PËRPARA SE TË VENDOSNI BAZËN, APLIKONI SODË BUKE: Soda e bukës është përfundimisht produkti magjik që bën mrekulli kudo dhe për këdo. Pasi keni aplikuar kremin hidratues, lëreni që të veprojë derisa ta thithi lëkura dhe më pas me mollëzat e gishtave aplikoni sodë buke tek zona poshtë syve, hunda, mjekra dhe mbi buzë. Më pas vendosni korrektorin dhe kremin pudër të zakonshëm, i cili duhet zgjedhur gjithmonë sipas llojit të lëkurës, për më tepër lexoni Kodet e kremit pudër, zbuloni cili krem është i duhuri për lëkurën tuaj. Tashmë në treg gjenden shumë fiksues të kremit pudër, nuk keni nevojë të blini një të tillë kur mund ta bëni vetë në shtëpi. Në një tenxhere të vogël shtoni 1 lugë gjelle xhel Aloe vera dhe gjysmë gote ujë mineral natyral. Lërini të ziejnë paksa derisa xheli të tretet plotësisht në ujë. Më pas lëreni të ftohet dhe hidheni në një shishe të vogël. Më pas sprucojeni në fytrë.

3.LYENI QERPIKËT ME PUDËR BEBEJE: Mos u shqetësoni, ka një truk edhe për këtë problem. Lyeni qerpikët fillimisht me pudër bebeje dhe më pas aplikoni pak vaj bajamesh. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas përdorni rimelin tuaj. Nuk do t’ju duhet t’i lyeni më për gjithë ditën. Zbuloni më poshtë disa prej përdorimeve të bebeve duke klikuar 4 përdorimet çudibërëse të pudrës së bebes që duhet t’i mësoni sa më parë dhe 4 hapa si të zgjasni qerpikët me pudër bebeje.

MUND TË JU PËLQEJNË