Ngjyra e re duket se i shkon për fytyre këngëtares.

Ajo është ndër emrat më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Me stilin dhe zërin e saj të veçantë ajo ka arritur të mbledhë numër të madh të fansave që nga hyrja në skenë.

Bëhet fjalë këngëtaren e njohur shqiptare, Eni Koçin, e cila është ndër artistet më të pëlqyera të estradës muzikore.

Eni është mjaft aktive në rrjete sociale, ku publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Pak më parë, bukuroshja shqiptare publikoi disa pamje të bukura përmes së cilave tregoi që ka ndryshuar stilin e flokëve.

Ngjyra e re duket se Enit i shkon për fytyre.

Kujtojmë që projekti i fundit i Eni Koçit është “Bella”, të cilin e ka në bashkëpunim me Lindonin. Projekti u publikua më 04 korrik dhe deri tani në Youtube ka 792 mijë e 130 klikime.

MUND TË JU PËLQEJNË