Elita Rudi është personazh mjaftë i popullarizuar.

Qysh nga paraqitja e parë para ekranit, moderatorja rrëmbeu simpatinë e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja dallohet edhe për stilin dhe elegancën që e shfaq në secilën paraqitje.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Gjiko janë ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit.

E pas lindjes së djalit Zërit, familja e tyre e vogël është kompletuar. Lumturinë që ua solli vogëlushi në shtëpi e shfaqin vazhdimisht në rrjetet sociale.

Së fundi është Elita ajo e cila ka publikuar disa imazhe me Zërin, teksa vogëlushi shihet se si ia bën rrëmujë këpucët e nënës.

Duke ditur që moderatorja bën një jetë luksi, sigurishtë që posedon mbathje të të gjitha llojeve. Po këpuca, a thua sa palë i ka Elita?/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË