Dy këngëtaret bukuroshe nga Shkupi, Adelina Tahiri dhe Altuna Sejdiu dikur zinin hapësirat rozë për shkak të një skandali që s’kishte të bënte me muzikën.

Ishte e çudtishme kjo, gjersa në fund u kuptua e vërteta, shkruan “Kosovarja”.

Sipas zërave që kanë qarkulluar, atëkohë Adelina dhe Tuna ishin bërë armike pasi të dyja u përfolen për një flirt me Blerim Destanin.

Aktori shqiptar duket se ka qenë molla e sherrit që dy këngëtaret të mos flasin me njëra-tjetrën dhe të shmangin përherë ambientet e përbashkëta edhe pse në fund të kësaj historie Blerimi nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej dy këngëtareve bukuroshe.

Pas një kohe shumë të gjatë këngëtaret shkupjane vendosën të lënë të kaluarën pas duke u shfaqur së bashku në një event muzikor sikur të mos kishte ndodhur kurrë asgjë mes tyre.

Me gjasë, është bashkëvendësja e tyre Big Mama ajo që ka marrë inciativën për ti pajtuar pas kaq vitesh.

Ndryshe, Tuna është e martuar me vëllaun e Robert Berishës Patrisin, kurse Adelina me avokatin milioner nga Shkupi./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË