Jeta private e moderatores Liberta Spahiu ka qenë shumë e komentuar gjatë vitit 2017, kur ajo u përfol se kishte nisur një lidhje me Flori Mumajesin.

Madje asokohe u tha se dyshja edhe bashkëjetonin. Megjithatë as Liberta, as Flori nuk e konfirmuan lidhjen dhe paparacët nuk arritën t’i kapnin çiftin bashkë.

Ndërsa vitin e kaluar u tha se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shumëpërfolur. Kështu jeta private e Libertës sërish mbetet enigmë dhe një ndjekës e ka pyetur sot moderatoren nëse është në një lidhje.

“Tregomë a je singel, a me naj kon”, e pyeti ndjekësit ndërsa Liberta i dha përgjigjen epike: “Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa ‘A je single a me naj kon’.

MUND TË JU PËLQEJNË