Grupi parlamentar socialist, në një mbledhje urgjente të drejtuar nga Taulant Balla, ka marrë vendim për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Deputetët socialist në Kuvend dhe 60 kryetarët e bashkive dhurojnë të gjithë pagën e muajit nëntor në llogarinë e përcaktuar nga Qeveria për fondin e rindërtimit.

Nga lëkundjet e tërmetit deri më tani janë konfirmuar 41 viktima dhe 750 të plagosur.

Ndërkohë krahas Durrësit, në zonën e Kamzës janë evakuuar shtatë familje, ndërkohë që ka banesa të cilat rrezikojnë që të shemben.

MUND TË JU PËLQEJNË