Dita e djeshme ka qenë mjaft e veçantë për familjen Dreshaj pasi vëllai i Afërditës i ka dhënë fund beqarisë.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa prej momenteve më të bukura gjatë celebrimit të vëllait të saj dhe festës së organizuar më pas.

Afërdita ka shkruajtur përbri një postimi në Insta story:”Vëllai im po martohet! Urime për vëllain dhe motrën time të re”.

Gjatë dasmës ata kanë festuar nën ritmet e muzikës shqiptare edhe pse dasma u organizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë ”Trashëgime” për çiftin e ri.

MUND TË JU PËLQEJNË