Këngëtarja e njohur Dafina Dauti, javë më parë ka bërë publike lidhjen e saj me këngëtarin Tafil Kurtishi.

Dyshja në fjalë tashmë e kanë çuar edhe një hap më tutje lidhjen e tyre, kjo pasi së shpejti presin të bëhen prindër.

Ka qenë vet këngëtarja, ajo e cila në një intervistë për “Syri Net”, ka treguar se tashmë është në pritje të vajzës së dytë.

“Po… edhe pse po shihet gjendja ime (qesh). Unë dhe Tafili do kemi së shpejti një fëmijë… por, gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin”, ka thënë Dafina Dauti.Ajo përndryshe është nënë edhe e një vajze tjetër dhjetë vjeçare, të quajtur Elizabeta.

MUND TË JU PËLQEJNË