Këngëtarja e njohur Dafina Dauti vazhdon të jetë aktive në botën e muzikës, edhe pse pak më ndryshe se në fillim.

Përderisa, më parë këndonte këngë kushtuar dashurisë, balada e zhanër tjetër sot atë e kemi prezente duke kënduar në dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”

Jeta e saj private çdo herë ka qenë e rezervuar karshi mediave. Por, ishte vetë këngëtarja ajo që dje e bëri të ditur se ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me këngëtarin e njohur Tafil Kurtishin.

Rikujtojmë, se këngëtarja është nënë e një vajze nga një lidhje e mëparshme, ndërsa tani është në pritje të një fëmije tjetër. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË