Meghan Markle duket se e ka kapur një sindromë e njohur vetëm dy javë pas lindjes së djalit.

Dukesha e Sussex është e fiksuar pas kontrollit dhe nuk lejon askënd që të kujdeset për vogëlushin përveç vetes.

Kjo raportohet nga disa burime të sigurta për median britanike “Daily Express”.

Burimi shprehet se:“Meghan do të kontrollojë çdo gjë. Thjesht nuk mund ta lërë Archie-n vetëm me askënd.

E shpërfill ndihmën e të tjerëve. Nuk lë askënd të kujdeset me të përveçse vetë.”Edhe pse kjo mund të duket si e ekzagjeruar, fakti që dadoja ka dhënë dorëheqjen dy javë pas marrjes në punë është disi i çuditshëm.

Dhe mesa duket, nuk është vetëm dadoja; Meghan është tepër e kujdesshme saqë nuk lejon as mamanë saj, Doria-n, ta mbajë Archie-n e vetme.Edhe Doria u kthye në Los Angelos. Ajo qëndroi në vilën Frogmore që prej lindjes së Archie-t.

MUND TË JU PËLQEJNË