Është ndër femrat më të bukura shqiptare dhe jo rastësisht ka fituar disa çmime me rëndësi në spektakle bukurie e modelim. Në vitin 2013 u shpall “Miss Kosova”, për të nisur, kështu, rrugëtimin drejt botës së madhe të bukurisë ndërkombëtare.

A i pëlqen Donald Trump?

Mirjeta Shala jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka punuar si modele. Ndonëse është bërë nënë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar në industrinë e modës. Mirjeta ka punuar edhe në “Trump Model’s”, agjencinë e modës që kishte për president Donald Trumpin, tani i pari i Amerikës.

Mirjeta thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Trumpin.

“Nuk e kam takuar Donald Trumpin asnjëherë, meqë agjencia i ka rregullat shumë strikte”, thotë modelja bukuroshe.
Ajo shton se nuk i është gëzuar faktit se ai është zgjedhur i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jo, aspak, pasi ai nuk më pëlqen”, thotë vajza që ka pasur kontratë me agjencinë e njeriut që tashmë konsiderohet si më i forti i botës.

MUND TË JU PËLQEJNË