Cristiano Ronaldo, futbollisti i cili shënoi shumë suksese në karrierën e tij, ka shokuar fansat me paraqitjen e tij.

Ai ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në një konferencë sportive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fjalimit të tij askush nuk ia vuri mendjen sepse e gjithë vëmendja ishte në dorën e tij.

Sipas një vlersimi nga mediat e huaja, bizhutë në dorën e Ronaldos kapin shifrën prej 630 mijë dollarë.

Ai kishte vendosur dy unaza të mëdha, njëra prej të cilave kishte një gur të madh diamanti, e cila kap shifrën e 200 mijë dollarëve, ndërsa unaza tjetër ishte një rreth me diamante, i cili kushton hiq më pak e hiq më shumë se 50 mijë dollarë.

Ndërsa ora e tij që mban markën “Rolex” në dorën e tij, e modelit “GMT-Master”, është e gjitha me ar dhe diamante të vegjël dhe kushton 380 mijë dollarë.

MUND TË JU PËLQEJNË