Ronaldo falënderon fansat për mbështetjen Nëna e Cristiano Ronaldo-s, Dolores Aveiro.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së tij, ylli portugez përmes rrjeteve sociale ka treguar se gjendja e nënës së tij është stabile dhe se ajo është duke u trajtuar në spital.

Ronaldo gjithashtu ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe mjekët për kujdesin ndaj nënës së tij. Vitin e kaluar, Dolores zbuloi se ajo ishte ‘duke luftuar me jetën e saj’ pas një bejete me kancerin.

Probleme shëndetësore ajo pati edhe në vitin 2007. Në vitin 2009, Ronaldo dhuroi 100 mijë paund për të ndërtuar një qendër të re të kancerit në spitalin ku mjekohej nëna e tij.

MUND TË JU PËLQEJNË