Jeni në gjysmë të filmit dhe u penduat për atë pijen XL që e pitë me një frymë? Nuk doni të çoheni nga tavolina pa e mbyllur raportin, apo thjesht përtoni të shkoni në tualet.. sa herë ju ka ndodhur të mos shkoni në tualet për të kryer nevojat personale për gjithëfarë arsyesh.

Të gjithëve na ndodh, por nuk duhet të lejojmë të ndodhë shpesh pasi kjo gjë mund të çojë në disa probleme serioze Të urinuarit është një ndër proceset fiziologjike më të rëndësishme të organizmit. Veshkat filtrojnë ujin e tepërt dhe mbeturinat nga gjaku juaj dhe urina depozitohet në fshikëz për t’u eleminuar jashtë. Normalisht, fshikëza mund të mbajë deri në 500 ml ujë, por në qoftë se bëni zakon mbajtjen e urinës për periudha të gjata kohore, ju mund të “ushtroni” fshikëzën tuaj në mënyrë që të mbani edhe më shumë. Por fshikëza juaj nuk është e vetmja , muskujt e së cilës zgjerohen pasi dhe ato të sfinkterit lirohen ! Këto janë muskujt që lidhin pjesën e uretrës me fshikëzën dhe nëse këto të fundit sforcohen ,brenda pak viteve ju nuk do të jeni të aftë më të mbani urinë pasi mund të humbni kontrollin.

Dhe meqenëse fshikëza juaj është në thelb një qeskë në të cilën grumbullohen mbeturinat e trupit, është terreni i përsosur i shumimit të baktereve të dëmshme . Formimi i gurëve në veshka është një tjetër problem serioz që shkaktohet nga moskryerja e nevojave personale. Të gjitha këto probleme nuk shfaqen sa hap e mbyll sytë megjithatë vetëm mos e bëni zakon !

Burimi: THe Independent

MUND TË JU PËLQEJNË