Një gotë lëng portokalli në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshkë.

Shumë njerëz besojnë se lëngu i frutave në përgjithësi i mban veshkat e sigurta, shkruan Medicalnews, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo një studim i kryer nga Shoqëria Amerikane e Nefrologjisë, ka gjetur se jo të gjitha lëngjet kanë të njëjtin efekt.

“Lëngu i portokallit mund të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve të veshakëve dhe ky lëng konsiderohet si një opsion i mirë për pacientët që nuk janë tolerantë ndaj citratit të kaliumit”, ka thënë Dr. Clarita Odvina.

Gurët e veshkave zhvillohen kur urina nuk është e filtruar mirë. Kjo shkakton që mineralet dhe kimikatet e tjera në urinë të lidhen së bashku. Me kalimin e kohës, këto kristale kombinohen dhe behën gurë.

MUND TË JU PËLQEJNË