Për dallim nga ditët e tjera sot deputetën nga VV, Albulena Haxhiun, e kemi parë të vijë krejtësisht ndryshe se që jemi mësuar ta shohim.

Ajo ka ardhur me një urim, kjo për shkak se sot është një ditë shumë e veçantë për të, ku djali i saj feston ditëlindjen e 6-të, shkruan Kosovarja.

Me pak fjalë ajo ia uroi të gjitha të mirat, duke e përkufizuar në këtë mënyrë urimin e saj:

“Mal, zemra ime. Sot i mbush 6 vjeç dhe nesër do t’i hedhësh hapat e parë drejt dijes. Për ty dhe brezin tënd, gjithçka nga vetja ime!”.

Krahas urimit ajo zgjedhi një fotografi të përbashkët, ku vështirë mund të njihet nëse e krahasojmë me paraqitjet e saj të zakonshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË