Ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë se çdo tentim sulm ndaj gazetarëve është i dënueshëm, por se akuzat e Berat Buzhalës i kanë ngjasuar me ato të PDK’së.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shtuar se akuzat e shpifjet për një subjekt politik janë të papranueshme.

‘’Tentim sulmi naj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë. Në anën tjetër akuzat e shpifjet dhe tendenca për të njollosur një subjekt politik po ashtu është e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Tentim sulmi naj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë.

Në anën tjetër akuzat e shpifjet dhe tendenca për të njollosur një subjekt politik po ashtu është e papranueshme dhe e dënueshme.

Të akuzosh dy vagabondë të “Lëvizjes” kinse kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Buzhala, është serioze si deklaratë ndaj një subjekti politik, por shumë lehtë edhe shpifje. Gazetari Buzhala as nuk përmendi emra të atyre dy vagabondëve dhe as emrin e asaj vajzës. Zona që ka përmendur gazetari Buzhala, është e mbuluar me kamera. I mbetet policisë që të merret me këtë.

Liria e shprehjes është e drejtë themelore në kuadër të drejtave të njeriut. Këtë s’mund ta mohoj askush dhe duhet ta ruajmë si vlerë. Ndërkaq akuza e mbrëmshme ndaj Lëvizjes ngjasonte sikur akuzat e eksponentëve të PDK para disa viteve ndaj nesh.

MUND TË JU PËLQEJNË