Ai vazhdon të jetë ndër aktorët më të dashur për publikun.

Rasim Thaqi mbetet një ndër emrat më të mëdhenj të humorit shqiptar, i cili për shumë vite ka argëtuar publikun, e duke vazhduar edhe sot me këtë ritëm, shkruan Kosovarja.

Përveçse në aktrim, Cima është mjaft aktiv edhe në rrjetin social Instagram, aty ku publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij profesionale dhe ajo personale.

Shpesh herë, humoristi shqiptar publikon edhe imazhe nga e kaluara e tij, që nga koha kur ishte i ri.

Sot ai habitë ndjekësit e tij me imazhin e fundit, i cili shfaqet bashkë me një mik të tij, i veshur me rroba sportive.

Por vëmendjen e merr fiziku i tij, ku shihen këmbët e Cimës krejt muskulore, duke treguar se ai dikur ka qenë kaq i përgatitur fizikisht.

“Shikoni pak edhe muskujt te kembet jo vec flokt e mi pse jam leshkuq”, shkruan ai me humor bashkangjitur me foton nga rinia e tij, /Kosovarja/

Shikoni pak edhe muskujt te kembet jo vec flokt e mi pse jam leshkuc???

A post shared by Cima – Faqja zyrtare (@rasimthaqi_official) on

MUND TË JU PËLQEJNË