Epo, s’ka se si të mos mungoj humori në familjen e një prej ikonave të humorit në vend, Rasim Thaçi-Cima.

Cima është baba i tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve. U duk sikur asnjëri nga fëmijët nuk e trashëguan dellin për humor, por paskemi qenë gabim, shkruan Kosovarja.

Artani, djali i dytë i Cimes, me sa duket i ka ngjarë shumë të atit edhe në pamje, por edhe në karakter. Artani, sot i ka bërë një video të fshehtë motrës së tij, Adelinës, ku ai kollitet e i thotë se mund të jetë me koronavirus.


Adelina, e shqetësuar e lut disa herë që të shkoj e ta bëjë testin. Artani, në fund e qetëson duke i treguar se ishte vetëm një shaka./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË