Ai vazhdon të mbetet ndër humoristët më aktiv në skenë.

Rasim Thaqi, i njohu me nofkën Cima edhe sot përmendet për aktivitetet e tij si një ndër aktorët komik më të njohur ndër vite, shkruan Kosovarja.

Ai njihet edhe për postimet e veçanta në rrjetin social Instagram, aty ku ndanë momente të ndryshme nga profesioni dhe jeta e tij e përditshme.

Sot ai vjen me një imazh më ndryshe, teksa pozon së bashku me tre policë.

“Respekt per Policin e Kosoves…kto jan policet e mij e kurse un jam Komandanti i tyne”, ka shkruar ai me humor në imazhin ku shihet përkrah policëve.

Në shikim të parë ta jep përshtypjen se ai ka pasur telashe me policinë, por faktikisht ata veçse janë fotografuar së bashku, duke respektuar njëri-tjetrin. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË