Humoristi kosovar Rasim Thaqi apo i njohur me emrin e tij artistik Cima, edhe sot vazhdon të jetë i preferuari për të gjitha gjeneratat, shkruan Kosovarja.

Publiku e do shumë rolin e tij të Cimës, është mësuar tash e sa vite mjaftueshëm me batutat e shumta të tij.

Madje, për të thuajse dimë gjithçka bile edhe për jetën private. Duke ia njohur edhe gruan e tij Shukrien të cilën e ka përmendur mjaft shpesh në skeçet e tij.

Mirëpo, sot mes humorit dhe seriozitetit Cima ka ngatërruar mendjet e publikut.
Me një foto të postuar me nënën e tij ai ka shkruar: me ish nënën Hebibe.

Kjo fjalë ka shtyrë reagime të shumta.
Sido që të jetë puna, edhe pse e vdekur nëna mbetet gjithmonë nënë. Asnjëherë nuk duhet ta marrë “ish” përpara dhe as ndonjë fjalë tjetër.

Eh, kjo ndodh kur shpesh humoristët tanë i kalojnë kufijtë e humorit ose siç kishin me thënë të moçmit nuk i qesin pak krip batutës.

Cimë, ndalu e mendoje pak këtë që ke shkruar, se për zoten na ki qit edhe neve punë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË