Çiljeta Xhilaga numëron disa operacione plastike në trupin e saj.

Mirëpo, në dallim nga shumë këngëtare të tjera, Xhilaga gjithmonë e ka pranuar për ndërhyrjet e bëra.Një të tillë e ka bërë së fundmi ku këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një video të publikuar në Instagram.

Këngëtarja është shprehur se do heqë kilogramët e tepërt, të cilat janë që nga ardhja në jetë e djalit të saj të vetëm, Fernandos.

“Ju e dini, unë nuk ju kam mbajtur asnjëherë asnjë sekret, sepse raporti ynë është ndërtuar mbi të vërtetën sme ka pelqyer asnjeher te genjeje madje gjithmon kam qen kurajoze te flas hapur. Kjo ndërhyrje më ka bërë të ndihem më mirë dhe unë kam zgjedhur të jem e lumtur me veten time brenda natyralitetit , sepse lumturia është zgjedhje.”, ka shkruar Çiljeta.

Ndryshe, këngëtarja ka të bërë hundën, buzën e epërme si dhe ka bërë zvogëlimin e gjoksit.

MUND TË JU PËLQEJNË