Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Çiljeta Xhilaga është shumë e komentuar nga mediat rozë, si për karrierën e saj poashtu nuk ka munguar as jeta private.

Çiljeta përveq karrierës që ka ajo është edhe nënë shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj Fernandos me të cilin kalon kohë të bukura, shkruan Kosovarja.

Çiljeta është bërë nënë për herë të parë para 7 viteve, dhe me kalimin e viteve vërejmë se edhe djali i saj është rritur shumë dhe ka ndryshuar në pamje.

Këtë më së miri e shohim në imazhin e postuar së fundmi në llogarinë e këngëtares, që ka postuar djalin në makinë me një kapele në kokë i cili duket se nga pamja po ngjason me nënën e tij.

“Të rritësh djem është një nder dhe aventurë” ka shkruar Çiljeta në mbishkrimine imazhit.

Ky imazh na tregon se Fernando tashmë është rritur e është bërë burrë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË