Kur tha se po e agjëron muajin e Ramazanit, shumëkush nuk e mori për seriozisht, por ajo në heshtje dhe pa shumë bujë të madhe, kreu obligimin sipas religjionit islam.

Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila kohët e fundit ka qenë mjaft aktive me sjelljen e imazheve dhe mesazheve që për tematikë kanë praktimin e fesë dhe dobitë e saj.

Së fundi, bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet pranë një sexhdeje dhe tregon se është duke u falur.

“Koha për ikindi”, ka shkruar ajo duke bërë të ditur se po kryen obligimin ditor sipas fesë myslimane.

Kjo ka bërë që këngëtarja të marr komente pozitive dhe të përgëzohet për këtë ndryshim në jetë.

Ndryshe, Çiljeta shumë shpejt do të sjellë projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Estton gjersa po mbanë edhe koncerte verore.

MUND TË JU PËLQEJNË