Që prej 3 vitesh këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, po jeton një histori dashurie me portjerin, Alban Hoxha.

Dyshja janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit pasi ndryshe nga fillimet kur mundoheshin ta mbanin të fshehtë lidhjen, tani dalin hapur në publik si çift i dashuruar.

Së fundmi Çiljeta është fotografuar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ajo ka ndjekur live ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit duke bërë tifo për skuadrën e partnerit, Albanit.

Çiljeta ka veshur një xhup të kuq dhe xhinse dhe është përqëndruar së tepërmi në lojë. Kjo tregon se këngëtarja është padyshim e dashura perfekte, ajo që gjendet përherë aty për partnerin.

MUND TË JU PËLQEJNË