Jemi në kohën e zgjedhjeve dhe secili kanditat është duke u munduar që përmes fushatave të fitojë votues sa më shumë.

Kjo gjë vërehet dukshëm tek secila parti, ku çdo ditë gjenden në fushata e fjalime të ndryshme duke premtuar më të mirën për vendin dhe qytetarët tanë, shkruan Kosovarja.

Përderisa dikush po mundohet në maksimum të kërkojë e të sigurojë vota të mjaftueshme, dikush tjetër nuk e ka fare këtë problem, pasi me duar në xhepa i ka të siguruara disa votime.

Ai është i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili pa pikën e mëdyshjes ka të garantuara përkrahjen dhe mbështetjen e vajzave në këtë rrugëtim të tij.

Sigurisht që ato më shumë së këdo tjetër e votojnë babain e tyre, politikanin e njohur dhe të parin e Gjilanit, Lutfi Hazirin. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË