Greta Koçi vazhdon të jetë single, por kjo nuk do të thotë që ajo të mos ketë ngacmime nga djemë të njohur, por edhe të panjohur.

Këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar sonte në emisionin “Xing me Ermalin” dhe ka treguar një histori ngacmimi nga një futbollist i kombëtares shqiptare. Pa i zbuluar emrin, Greta ka treguar se një natë rreth orës 22:30 të mbrëmjes, ai i kishte shkruar thjesht “Hey jam në Tiranë unë, do vish këtu?”.

Greta ka mbetur e shtangur, por nuk e ka lënë pa një përgjigje. Duke qenë se atë natë ishte në humor të mirë, nuk ia ka lënë seen mesazhin, por i ka kthyer përgjigjen e merituar.

“Pse të vij unë aty? Je i sëmurë? Të njoftoj ambulancën? Të është prishur makina dhe të njoftoj policinë”,-i ka thënë Greta.

Futbollisti pas kësaj përgjigje nuk ka reaguar. Pas disa orësh, ai i ka shkruar “Më fal se mos jemi keqkuptuar se unë nuk e kisha në sensin e keq”.

Ermali nga ana tjetër i ka thënë Gretës, se me siguri ky lojëtar i kombëtares shqiptare është sulmues! Ka batuta Ermali…

MUND TË JU PËLQEJNË