A e kishit menduar ndonjëherë se ciila kafe është më e rëndësishme, apo se a merrni të njëjtat vlera kur pini kafe ekspreso apo kafe turke.

Këto dy kafe nuk kanë vlera të njëjta.

Kafeja turke është ajo që ka përqendrimin më të lartë të vlerave të bimës së kafesë. Pasi përgatitja e saj kalon vetëm një proces, bluarjen e kokrrave të pjekura të kafesë.

Ndërsa kafeja ekspres kalon në disa procese të tjera. Ndryshimi i parë është koha e pjekjes së kokrrave të kafesë. Kokrrat e kafesë ekspres piqen më gjatë, dhe më pas shtypen dhe siten, për të prodhuar kokrriza në madhësinë e rërës.

Më pas, përgatitja në makinat e ekspresit, bën të mundur largimin e dy mineraleve që ndodhen tek kafeja: kafestoli dhe kaholiani. Dy mineralet yndyrore të cilat gjenden tek bima e kafesë, të cilat janë po aq të rëndësishme sa dhe antioksidantët.

MUND TË JU PËLQEJNË