Një ish-mjek holandez ka treguar se si ua ka plotësuar dëshirat e fundit më shumë se 14 mijë pacientëve të sëmurë me sëmundje të pashërueshme, përfshirë një çift që kishte dëshiruar ta shihte borën për herë të fundit.

Kees Velboer, 60 vjeç, i kishte blerë disa autoambulanca dhe i përdorte ato për t’ua plotësuar dëshirat e fundit personave, që ishin afër vdekjes. Atij i kishte lindur kjo ide kur po e transferonte një pacient nga një spital në spitalin tjetër dhe rrugës kishte vonesë, prandaj e kishte pyetur atë se ku dëshironte ta dërgonte.

Burri i sëmurë kishte kërkuar që të dërgohej në limanin e Roterdamit dhe ish-mjeku ia kishte plotësuar dëshirën.

“Është shumë bukur t’i shohësh ata të lumtur. Për ne është e lehtë ta bëjmë, por për ta është diçka shumë e veçantë. I kemi dërguar njerëzit edhe jashtë shtetit dhe në disa vende vërtet mahnitëse”, tha Velboer.

Ai tregon se një ndër dëshirat më të shpeshta të personave të sëmurë rëndë është edhe vizita muzeve për t’i parë veprat e artit, shkruan “Metro UK”.

Në një rast tjetër, ai i kishte dërguar dy persona në stadium për ta shikuar për herë të fundit një ndeshje të klubit të preferuar, Ajax-it, ndërsa një çift i moshuar kishte kërkuar ta shihte borën dhe dëshira i ishte plotësuar.

MUND TË JU PËLQEJNË